Dërgesa falas për porosi mbi 30 €

Kushtet e shitjes

Këto kushte vlejnë për çdo porosi të bërë në syzet.al nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.

Porosia

Porosia pranohet kur e konfirmon në faqe dhe merr numrin e porosisë (p.sh. SZ-2611-0001). Për syze me recetë dhe lente kontakti mund të të telefonojmë për të verifikuar të dhënat para përgatitjes.

Çmimet

Çmimet shfaqen në EUR, LEK ose MKD sipas shtetit të zgjedhur dhe përfshijnë TVSH-në kur aplikohet. Çmimi i dërgesës shfaqet para konfirmimit.

Pagesa

Pagesa bëhet në dorë te korrieri. Pagesa me kartelë do të shtohet së shpejti.

Receta

Klienti është përgjegjës që receta e dhënë të jetë e saktë dhe e vlefshme. Lentet e kontaktit duhet të jenë përshtatur më parë nga një optometrist ose okulist.

Anulimi

Porosia mund të anulohet falas para se të niset përgatitja e xhamave. Na shkruaj në WhatsApp ose email me numrin e porosisë.